LAJMI I FUNDIT:

Nuk respektuan orarin, Administrata Tatimore largon nga puna dy zyrtarë

Nuk respektuan orarin, Administrata Tatimore largon nga puna dy zyrtarë
Administrata Tatimore e Kosovës (Foto: Telegrafi)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka larguar nga puna dy zyrtarë.

Sipas ATK-së, largimi i tyre është bërë për arsye të mosrespektimit të orarit të punës.


“Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021, ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së. Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë ditë. Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit 06/L-114 për Zyrtarët Publik”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Në fund, ATK fton qytetarët që për çfarëdo dyshimi që kanë te zyrtarët e Administratës Tatimore t’i paraqesin në linjën pa pagës 0800-80-800 ose në e-mail adresën standardet.profesionale@atk-ks.org. /Telegrafi/