LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet rruga Mitrovicë-Jarinjë

Mbyllet rruga Mitrovicë-Jarinjë

Ministria e Infrastrukturës njofton se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën N 22.3, Mitrovcë-Jarinjë, janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, ndaj kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht meqë është e pakalueshme.

Për shkak te rrëshqitjes së vazhdueshme të dheut, kompania për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë pejsë nuk ka mundësi të intervenojë.


“Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/