LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pa fitues derbi mes Liverpoolit dhe Chelseat – debuton 100 milionëshi i Bluve

Mbyllet pa fitues derbi mes Liverpoolit dhe Chelseat – debuton 100 milionëshi i Bluve

Liverpooli dhe Chelsea i kanë ndarë pikët në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier, pasi nuk kishte gola.

Pas vetëm tre minutash lojë, Blutë ia dolën të tundin rrjetën e The Reds, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ishte Kai Havertz, ai që shënoi në portën e Liverpoolit në Anfield, mirëpo VAR-i reagoi për ta anuluar atë.


Chelsea bie viktimë e një vendimi të pazakontë - por të saktë jashtë loje, pasi VAR-i shpëtoi Liverpoolin
Lexo po ashtu Chelsea bie viktimë e një vendimi të pazakontë - por të saktë jashtë loje, pasi VAR-i shpëtoi Liverpoolin

Edhe pas anulimit të golit, Chelsea vazhdoi ta dominonte Liverpoolin për numrin e rasteve për gol dhe posedimin e topit.

Ishte minuta e 32-të e takimit, kur transferimi i ri i londinezëve, Benoit Badiashile nuk ia doli ta mposhte Alisson Beckerin nga afërsia kur gjuajti me kokë.

Dy skuadrat u munduan deri në fund që të shënonin golin e epërsisë, por shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat të pandryshuar, 0-0.

Në 45 minutat e dytë, The Reds dhe Blutë u munduan që me disa zëvendësime të ndryshonin edhe rezultatin – mirëpo nuk ia dolën.

Mykhailo Mudryk bëri debutimin te Chelsea në minutën e 55-të, duke hyr në vend të Lewis Hall, derisa pak minuta më vonë bëri lëvizje spektakolare.

Ishte minuta e 60-të e takimit, kur ukrainasi bëri disa driblime në zonën e Liverpoolit, por që ishte i pafat në goditjen finale.

Pak minuta nga debutimi te Chelsea, Mykhailo Mudryk 'vallëzon' në zonën e Liverpoolit
Lexo po ashtu Pak minuta nga debutimi te Chelsea, Mykhailo Mudryk 'vallëzon' në zonën e Liverpoolit

Më pas, Trent-Alexander Arnold (83’) lëshoi një goditje të fuqishme nga afërsia, mirëpo ajo përfundoi mbi portë.

Në fund, dy skuadrat ndanë pikët, derisa po luftojnë për t’u futur në top katërshe.


Standings provided by Sofascore

Pas javës së 21-të, Liverpooli gjendet në vendin e tetë me 29 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea në të dhjetin.

Në xhiron e 22-të, të kuqtë kanë punë me Wolvesin, ndërsa londinezët përballen me Fulhamin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori