LAJMI I FUNDIT:

Mbyllen vendvotimet në Maqedoni, fillon numërimi i votave

Mbyllen vendvotimet në Maqedoni, fillon numërimi i votave

Vendvotimet në Maqedoninë e Veriut u mbyllën, dhe me këtë përfundoi procesi i votimit për përbërjen e 10-të të Kuvendit.

Pas përfundimit të vendvotimeve, procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor e dërgojnë në Komisioni Komunal Zgjedhor 5 orë pas përfundimit të votimit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Rezultatet e para të votimit publikohen në mënyrë elektronike, ndërsa rezultatet e procesverbaleve publikohen 12 orë pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ rezultatin përfundimtar do ta publikojë në afat prej 24 orësh nga dita e votës./Telegrafi/