LAJMI I FUNDIT:

Mbushte veturën me derivate me para të shtetit, arrestohet

Mbushte veturën me derivate me para të shtetit, arrestohet
Foto: Ilustrim

Një person zyrtar është arrestuar në Kllokot nën dyshimin se ka përvetësuar 10 litra derivate, rast ky që nga Policia po cilësohet përvetësim në detyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në një pompë të derivateve, kishte mbushur veturën zyrtare me derivate në sasi prej 60 litrave, ndërsa në faturë ka kërkuar që të shënohen 70 litra. Pastaj i dyshuari me një veturë private ka shkuar në pompë dhe kishte mbushur 10 litra, të cilat nuk i kishte paguar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.


Dyshohet se i dyshuari këtë vepër e ka bërë në vazhdimësi. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/