Kur në shekullin e parë para Krishtit, Roma nisi të kërcënohej nga destabiliteti social, Jul Çezari mblodhi senatorët dhe u tha: “Kapni lopatat që të shpëtoni Romën”.
Në atë kohë Republika Romake ishte shndërruar në një oligarki të mirëfilltë, ku e gjithë pasuria ishte përqendruar në duart e një elite të ngushtë brenda Senatit.
Për shkak të rritjes ekstreme të pabarazisë, qytetarët e zakonshëm dhe skllevërit nisën të refuzonin punën duke minuar sistemin që mbante në këmbë të gjithë ekonominë dhe makinerinë e rëndë ushtarake të Romës.
Për këtë arsye, Jul Çezari nisi të ndërmerrte një sërë reformash të rëndësishme sociale për të rishpërndarë pasurinë. Paralelisht filloi të detyronte senatorët që të ndalnin ekspozimin e pasurisë ndaj qytetarëve të varfër dhe të silleshin si ata. Por, në vend të solidaritetit me të varfrit, oligarkët i ngulën thikën Çezarit. E madje u shpallën dhe heronjtë që shpëtuan Republikën.
Sistemi ekonomik i Shqipërisë sot ngjan shumë me Romën e para dy mijë vjetëve. Regjimi fiskal rishpërndan pasuri nga poshtë lart duke mbledhur para nga të varfrit për t’ua dhënë të pasurve. Tokat dhe asetet publike përvetësohen nga një grusht njerëzish.
Me një ndryshim të vogël. Në Romë, elita oligarke ishte ajo e senatorëve të veshur me togat e bardha, të cilët miratonin ligje për të pasuruar veten. Në Shqipëri, oligarkët nuk mbajnë pushtet formalisht, por i diktojnë politikat me mënyra të tjera. Përmes bamirësisë.
Koha kalon, por historia përsëritet. Ndaj mbroni Çezarin nga bamirësit sa të përfundojë reforma e fondit vullnetar të solidaritetit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë