LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja kundër kërcënimeve të Sigurisë Kombëtare ndaj Zinxhirit të Furnizimit të Sistemeve të Komunikimit

Mbrojtja kundër kërcënimeve të Sigurisë Kombëtare ndaj Zinxhirit të Furnizimit të Sistemeve të Komunikimit

Sistemet dhe rrjetet e komunikimit sot janë pjesë e përditshmërisë sonë. Ne i përdorim ato që, të komunikojmë me familjen dhe miqtë; të ndërtojmë biznese komerciale; i përdorim në shëndetësi e arsim; i përdorim gjatë procesit të blerjes, kërkimit të lajmeve dhe që të mbledhim faktet që na duhen për të marrë vendime për jetën tonë, për komunitetet dhe për vendin në përgjithësi. Kjo listë është e pafund, prandaj siguria e sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit është bërë një preokupim serioz, më shumë së kurrë më parë.

Me të drejtë mund të pritet që në një të ardhme jo shumë të largët këto sisteme dhe rrjete do të zgjerohen edhe më tëj për të ndërlidhur gjithçka përreth nesh. Duke i rritur në mënyrë eksponenciale lidhjet midis njerëzve dhe gjërave, teknologjitë komunikuese mund të shndërrohen në një input në gjithçka që ne bëjmë për të përmirësuar bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, energjinë, transportin, dhe sektorë të tjerë. Të dhënat që do të gjenerohen nga këto lidhje do të jenë të fuqishme dhe do të orientojnë gjeneratën e ardhshme të inovacionit në tërë botën.


Kjo është arsyeja që ne duhet të sigurohemi që sistemet dhe rrjetat që i përdorim sot të bëhen më të sigurta me kohën dhe të avancohen për t’iu rezistuar sulmeve kibernetike nga ata që dëshirojnë të cenojnë sigurinë kombëtare. Është e qartë që me sisteme dhe rrjeta të pasigurta, do të jetë fare e lehtë për dashakëqinjtë që të instalojnë virusë kompjuterikë, të vjedhin të dhënat personale (private), të përfshihen në vjedhjen e pronësisë industriale dhe të survejojnë kompanitë dhe agjencitë qeveritare.

Kjo i ka shtyrë qeveritë e vendeve të zhvilluara që ta bëjnë sigurinë e sistemeve dhe rrjeteve prioritetin kryesor. Për shembull, produktet kineze të disa brendeve të destinuara për sisteme dhe rrjete të komunikimit (dhe jo vetëm), janë subjekt i ndalesave në shumë vende evropiane dhe janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të kërcënimeve të papranueshme të sigurisë kombëtare. Nga viti në vit këto masa vijnë duke u ashpërsuar në mënyrë që të parandalohen sulmet kibernetike dhe cenimi i privatësisë së qytetarëve.

Edhe Qeveria e Kosovës është zotuar që të shqyrtoj vendosjen e kufizimeve për brendet kineze për arsyet e cekura më lartë. Në vitin 2010, në Kosovë është miratuar Ligji për Zbatimin e Sanksioneve Ndërkombëtare. Bazuar në këtë ligj, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim më 23 shkurt të vitit 2021, për t’i zbatuar “sanksionet ekonomike ndërkombëtare ndaj entiteteve dhe personave fizikë, sipas listave të sanksioneve të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Por, a ka brende të kamerave të sigurta në Kosovë?

Përgjigjja është pozitive.

PROVISION-ISR është një kompani shumëkombëshe izraelite e themeluar në vitin 2007 për të përmbushur kërkesat për produkte me cilësi të lartë në segmentin e mesëm të tregut të CCTV.

Provision-ISR është e specializuar në zgjidhjet më të fundit të CCTV. Gama e pajisjeve të Provision-ISR, përfshin seri të ndryshme kamerash të krijuara posaçërisht për të ndihmuar instaluesit të gjejnë zgjidhjen më të përshtatshme për klientët e tyre, nga ata që kërkojnë një linjë profesionale CCTV me cilësi të garantuar të imazhit, deri tek ata që kërkojnë kushtet më të mira të çmimeve.

Sigurisë për mbrojtjen e privatësisë i është kushtuar rëndësi e veçantë nga Provision-ISR duke avancuar kamerat e tyre me “firewall” të integruar nga prodhuesi “Check Point” si dhe të aprovuara nga departamenti amerikan i mbrojtjes (NDAA).

PROVISION-ISR tani më ka shtuar prezencën e saj në shtetin tonë përmes distributorit të tyra eConnect.

eConnect është një kompani vendore e cila ushtron aktivitetin e saj nga viti 2008 në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe Teknologjisë Informative

Për informata më të hollësishme për eConnect klikoni në webfaqen: econnect.al