LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja e apelon vendimin për dënimin e Ivanoviqit

Mbrojtja e apelon vendimin për dënimin e Ivanoviqit

Ekipi mbrojtës i Oliver Ivanoviqit sot e ka apeluar vendimin e udhëheqësit të SDP-së në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, departamenti i gjykatës EULEX.

Ata kanë thënë që paneli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Prishtinë të ulen sa më shpejt që munden për të rishikuar këtë vendim, që ekipi mbrojtës i Ivanoviqit e ka quajtur “të turpshëm”, transmeton Koha.net.


“Ne presim që panel ii gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Prishtinë sa më shpejt të ulen dhe të rishikojnë këtë vendim të turpshëm, dhe kështu më në fund të vënë një fund për një proces që është ngritur kundër udhëheqësit tanë për tri vjet”, thuhet nga SDP-ja, përcjell radio KIM.

Ivanoviq është dënuar me 9 vjet heqje lirie për krime lufte.