LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit ndaj Sami Lushtakut

Mbrojtja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit ndaj Sami Lushtakut

Arianit Koci, avokati i Sami Lushtakut përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme të Kosovës ankesën kundër aktgjykimit ndaj Lushtakut.

Më pëmes kësaj komunikate është  theksuar se baza e ankesës mbështetet, ndër të tjera, në praktikën gjyqësore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.


“Dëshmitë mbi të cilat Gjykata e Apelit e mbështet aktgjykimin dënues nuk janë të mjaftueshme për të provuar se Sami Lushtaku, jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm, ka zotëruar kontrollin efektiv mbi qendrën e ndalimit në Likoc.
Prandaj, nuk është vërtetuar se Sami Lushtaku ka pasur kompetenca të nevojshme materiale dhe kapacitet / aftësi thelbësore të një eprori, që të ndërmarrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar çfarëdo veprimi kriminal që mund të ketë ndodhur aty”, thuhet në komunikatën për media.

Më poshtë komunikata e plotë:

Sot, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e dorëzova ankesën kundër aktgjykimit dënues për Sami Lushtakun.
Siç është e njohur për publikun, Gjykata e Apelit në aktgjykimin e saj, e aprovoi në në tërësi ankesën e mbrojtjes andaj Sami Lushtaku u shpall i pafajshëm për veprën penale “Vrasje” duke u liruar prej dënimit me dymbëdhjetë (12) vjet burg, të shqiptuar nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe e ka zavëndësuar me aktgjykim dënues për të pandehurin Sami Lushtaku, për veprën penale “cenimi i integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë”, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese të të pandehurit, duke e dënuar me shtatë (7) vite burgim.
Baza e ankesës mbështetet, ndër të tjera, në praktikën gjyqësore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Disa nga rastet që i kemi konsultuar për të provuar qëndrimin tonë juridik janë si në vijim:
Në çeshtjen Delalić, aktgjykimi i dt. 16 nëntor 1998, ¶377, Dhoma Gjyqësore e Tribunalit është shprehur se “përgjegjësia komanduese mbështetet në fuqinë e eprorit për të kontrolluar veprimet e vartësve të tij”. Në të njejtën çeshtje, Dhoma e Apelit në aktgjykimin e dt. 20 shkurt 2001, ¶256 dhe ¶266, ka aplikuar Testin e Kontrollit Efektiv, sipas të cilit duhet “të përcaktohet nëse eprori ka pasur aftësi thelbësore për parandalimin dhe ndëshkimin e sjelljës kriminale”. Kjo nënkupton se detyrimisht një epror duhet të ketë kompetenca të tilla paraprakisht dhe të mos i ushtrojë ato.
Tribunali më tej ka theksuar se, “një shkallë më e ulët e kontrollit, si për shembull, ‘ndikimi i konsiderueshëm’ nuk mund të provojë zotërimin e përgjegjësisë komanduese”.
Shembulli se sa është e vështirë të provohet Përgjegjësia Komanduese, mund të vërehet në çështjen Naletilić dhe Martinović, të trajtuar nga Tribunali i Hagës në Aktgjykimin e Dhomës së Apelit të dt. 3 maj 2006, ¶301-307. Në këtë rast, për të provuar kontrollin efektiv të të pandehurit Naletilić, me nofkën “Tuta”, mbi kampin e paraburgimit në Ljubuški, ku vartësit e tij u kishin shkaktuar, me dashje, vuajte të mëdha të burgosurve, prokuroria kishte mbledhur dhe ofruar provat në vijim: vartësit e kanë identifikuar vetën si “njerëz të Tutës”; dëshmitarët i kanë njohur shenjat e uniformës të vendosur në krahët e autorëve të krimeve, është gjetur lista e pagave që ka përmbajtur emrat e pjesëtarëve të grupit paramilitar të Naletilićit dhe një “ditar i luftës” i një ushtari.
Dëshmitë mbi të cilat Gjykata e Apelit e mbështet aktgjykimin dënues nuk janë të mjaftueshme për të provuar se Sami Lushtaku, jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm, ka zotëruar kontrollin efektiv mbi qendrën e ndalimit në Likoc.
Prandaj, nuk është vërtetuar se Sami Lushtaku ka pasur kompetenca të nevojshme materiale dhe kapacitet / aftësi thelbësore të një eprori, që të ndërmarrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar çfarëdo veprimi kriminal që mund të ketë ndodhur aty.
Pra, konstatimi i Gjykatës së Apelit lidhur me “fajësinë” e Sami Lushtakut është bërë duke u mbështetur në prova të pamjaftueshme, duke u bazuar vetëm në një deklaratë të një dëshmitari, të nxjerrë tërësisht nga konteksti dhe duke e zhvendosur barrën e provës në mbrojtjen, gjë e cila është në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare penale.

Ekipi mbrojtës
Arianit Koci
Granit Vokshi
Nora Huseinoviç- Veliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori