LAJMI I FUNDIT:

Mbreti që njihet për shumë gra i ndryshon emrin vendit të tij

Mbreti që njihet për shumë gra i ndryshon emrin vendit të tij

Mbreti i Swazilandit, Mswati III, ka njoftuar se do ta ndryshojë emrin e vendit të tij, duke i vënë Mbretëria e eSwatini.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, monarku njoftoi ndryshimin zyrtar në festimet e Jubileut të Artë për 50 vjetorin e pavarësisë së Swazisë. Festimet gjithashtu shënuan ditëlindjen e 50-të të mbretit.


Mbreti, i njohur si Ngwenyama ose “luani”, është i njohur për shumë gratë e tij dhe për respektimin e veshjes tradicionale.

Emri i ri, eSwatini, do të thotë “toka e Swazis”. Swaziland është një anëtar i Komonuelthit.

Sipas mediave, njoftimi i ndryshimit të emrit ka zemëruar disa në vend, të cilët besojnë se mbreti duhet të fokusohet më shumë në ekonominë e ngadaltë të vendit.

Vendi është monarkia e fundit absolute e Afrikës dhe në vitet e fundit demonstruesit kanë bërë thirrje për një ndryshim në demokraci.

Djali i Sobhuza II, i cili mbretëroi për 82 vjet, mbreti Mswati III ka aktualisht 15 gra. Sipas biografëve zyrtarë, babai i tij mori 125 gra gjatë sundimit të tij.

Ndërkohë që ndryshimi zyrtar i emrit ishte i papritur, Mbreti Mswati III ka qenë duke iu referuar viteve të fundit në Svaziland si Mbretëria e eSwatini.

Ky ishte emri që mbreti përdorte kur ai iu drejtua asamblesë së përgjithshme të OKB-së në 2017 dhe në hapjen e parlamentit të vendit në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Imitimi perfekt i luanit nga vogëlushja befason përdoruesit e rrjeteve sociale

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori