LAJMI I FUNDIT:

Mbreti Charles III do të mbajë fjalimin e parë për Krishtlindje – çfarë presin të dëgjojnë britanikët

Mbreti Charles III do të mbajë fjalimin e parë për Krishtlindje – çfarë presin të dëgjojnë britanikët

Mbreti Charles III do të mbajë fjalimin e parë për Krishtlindje që kur u ngjit në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

Ka qenë një vit ndryshimesh të mëdha jo vetëm për monarkun e ri, por edhe për Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën tjetër të botës.


Për herë të parë në 70 vjet, fytyra që britanikët do ta shohin në televizione ditën e Krishtlindjeve nuk do të jetë ajo e Mbretëreshës, e cila ka mbajtur një fjalim çdo vit gjatë gjithë mbretërimit të saj, përjashtim bënë viti 1969, raporton independent.

Charles erdhi në fron më 8 shtator, në të njëjtën ditë që nëna i vdiq në Kalanë Balmoral, Skoci. Nuk ka dyshim se fjalimi do të reflektojë mbi këtë ndryshim monumental në peizazhin e familjes mbretërore, transmeton Telegrafi.

Fjalimi vjen në një moment të rëndësishëm – 90-vjetorin e mesazhit të parë të Krishtlindjes, i cili u bë në vitin 1932 nga stërgjyshi i tij, Mbreti George V.

Mbretëresha e ndjerë shpesh i përdorte fjalimet si një mundësi për të rishikuar vitin që po linte pas, si në nivel kombëtar ashtu edhe personal.

Vitin e kaluar, ajo dha një mesazh thellësisht personal, duke vënë theksin tek vdekja e bashkëshortit të saj, Dukës së Edinburgut. Princi Philip vdiq në prill të vitit 2021 në moshën 99-vjeçare.

Pritet që Charles të ndjekë shembullin e nënës së ndjerë dhe t’ia dedikoj asaj. Ai gjithashtu mund të vendosë një fotografi të Mbretëreshës në tavolinën ku do të flet gjersa jep mesazhin e tij, e cila do ta shpëtonte atë nga çdo spekulim pasues për ndonjë anëtar tjetër të familjes mbretërore, nëse ai do të përdorte një fotografi tjetër.

Shumë njerëz me vëmendje më të madhe do ta dëgjojnë fjalimin nëse përmendet djali dhe nusja e tij – Duka dhe Dukesha e Sussexit – Harry dhe Meghan, të cilët së fundmi publikuan serinë televizive me gjashtë pjesë.

Charles i përfshiu në fjalimin e parë si mbret, Princin Harry dhe Meghan Markle, duke shprehur dashurinë për ta “ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit”.

Meqenëse fjalimi i Krishtlindjes thuhet se u shkrua përpara se të publikoheshin tre episodet e fundit të serialit, ekziston mundësia që mbreti të bëjë edhe një herë një veprim të mirë për çiftin.

Megjithatë, nuk pritet që gjatë fjalës të pranojë në asnjë mënyrë serialin, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertit mbretëror, Katie Nicholl, ndihmësit e lartë të pallatit konfirmuan se Buckingham Palace nuk do të komentojë Harry-n dhe Meghan-in dhe se Charles dhe Queen Consort nuk e kanë shikuar asnjë episod të serialit.

Deklarata e vetme që pallati ka bërë në lidhje me serialin dokumentar, “Tell-all” ka të bëjë me atë se “anëtarët e familjes mbretërore refuzojnë të komentojnë mbi përmbajtjen e këtij seriali”.

Ndërsa Charles ka shumë pak gjasa të bëjë ndonjë koment rreth serialit, një ekspert mbretëror sugjeroi se ai do të bënte mirë të bënte një “përmendje të dashur” për Sussexët gjatë adresimit të tij.

Jo Elvin, gazetare dhe drejtuese e podcastit, “Palace Confidential”, tha më parë se “sado të ndryshme kujtimet mund të jenë në familje, mendoj se gjetja e një mënyre për të shëruar dhimbjen e Harryt dhe Meghanit duhet të jetë një prioritet sepse atyre kurrë nuk do t’iu mbarojë energjia për t’u ankuar dhe shpjeguar. Një përmendje në fjalimin e parë për Krishtlindje do të ishte një lëvizje dinjitoze e pushtetit”.

Ndërsa nuk dihet nëse Mbreti do t’i drejtohet djalit më të vogël, disa ekspertë besojnë se Princi i Uellsit do ta bëjë këtë.

Kjo vjen pasi Charles ia kaloi titullin e tij, të cilin e mban që nga viti 1969, djalit të madh dhe trashëgimtarit të tij gjersa Kate Middletonit i dhuroi titullin e Princeshës së Uellsit.

Titulli i fundit, natyrisht, lidhet në mënyrë të famshme me nënën e ndjerë të Williamit dhe Harryy, Dianën. Ai ishte një tjetër ndryshim i madh si për familjen mbretërore, ashtu edhe për publikun britanik.

Ka shumë ngjarje të tjera globale dhe kombëtare që Mbreti mund t’i përmendte si pjesë e fjalimit të tij – duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe kriza e kostos së jetesës me të cilën sot po përballen britanikët.

Por pa marrë parasysh se çfarë ai zgjedh të thotë, fjalimi i Krishtlindjes i Charles do të jetë për librat e historisë pasi do të jetë i pari pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, e cila për 70 vite ka folur para ekraneve televizive për festat e fundvitit. /Telegrafi/