LAJMI I FUNDIT:

Mbretëria e Bashkuar sekuestron NFT-në e parë në histori

Mbretëria e Bashkuar sekuestron NFT-në e parë në histori

Administrata britanike e taksave raportoi të hënën se kishte sekuestruar NFT-të e para (token i pazëvendësueshëm) në një aksion për të shtypur veprimet e dyshuara si të paligjshme, pra fshehjen e parave dhe pasurive duke shkaktuar evazion fiskal.

Shërbimi Britanik i të Ardhurave dhe Doganave sekuestroi tre NFT pas një hetimi në një përpjekje për të mashtruar Thesarin për rreth 1.67 milion euro.


NFT është një “token i pazëvendësueshëm” ose pronë e mbrojtur kriptografikisht në formë dixhitale dhe përfaqëson një objekt të caktuar me vlerë të veçantë, si vepra arti, video dhe të ngjashme. Si një formë e kriptomonedhës, NFT përdor teknologjinë blockchain për të përcaktuar statusin e pronësisë së të dhënave dixhitale.

Hetimi rezultoi gjithashtu në sekuestrimin e kriptomonedhave të tjera, me një vlerë totale prej rreth 6000 euro dhe arrestime, raporton euronews.

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për mashtrim tatimor me 250 kompani fiktive. Shërbimi i Krimit Ekonomik tha se sekuestrimi i NFT-ve, vlera e të cilave ende nuk është vlerësuar, ishte një paralajmërim për të gjithë ata që shpresonin se mund të përdornin kriptomonedhën për të fshehur para.

“Ne po përshtatemi vazhdimisht me teknologjitë e reja në mënyrë që të mund të vazhdojmë me mënyrat në të cilat kriminelët dhe shmangësit e taksave po përpiqen të fshehin pasuritë e tyre”, tha në një deklaratë zyrtari i Shërbimit të Krimit Ekonomik, Nick Sharp. /Telegrafi/