LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Elizabeth II-të shfaqet për herë të parë pas hospitalizimit

Mbretëresha Elizabeth II-të shfaqet për herë të parë pas hospitalizimit

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II-të kreu sot detyrën e saj të parë publike që kur e kaloi natën në spital.

Ajo mori pjesë në dy audienca virtuale për të mirëpritur ambasadorët e rinj në Mbretërinë e Bashkuar nga Koreja e Jugut dhe Zvicra.


Mbretëresha Elizabeth qëndroi një natë në spitalin privat të Londrës King Edward VII të mërkurën e kaluar, pasi iu nënshtrua “hetimeve paraprake” për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar, por jo që lidhet në asnjë mënyrë me coronavirusin, raporton washingtonpost.

Fotot tregojnë një mbretëreshë të buzëqeshur e veshur me një fustan të verdhë dhe duket normale për këtë lloj detyre.

Kjo është hera e parë në disa vite që Mbretëresha Elizabeth e kaloi natën në spital, por zyrtarët mbretërorë thanë se ajo ishte në humor të mirë dhe se të nesërmen u kthye në kështjellën e saj në Windsor, ku kreu detyra më të lehta.

Elizabeth është mbretëresha e 15 mbretërive të tjera, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re, dhe vitin e ardhshëm ajo feston 70 vjet që kur ishte në fron dhe njihet për shëndetin e saj të mirë dhe ende kryen shumë detyra publike.

Megjithatë, ajo u detyrua të anulojë një udhëtim pune të planifikuar në Irlandën e Veriut javën e kaluar pasi ekipi i saj mjekësor tha se ajo duhet të marrë disa ditë pushim. /Telegrafi/