LAJMI I FUNDIT:

MBPZHR nënshkruan grantet me përfitues të pemëve të imta

MBPZHR nënshkruan grantet me përfitues të pemëve të imta

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) bashkë me USAID-in do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta.

Ceremonia e nënshkrimit fillon mbahet në fshatin Sekiraqë të Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, e cila është njëra ndër përfitueset e këtyre granteve.


Në këtë organizim do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, përfituesit e këtyre granteve, si dhe pjesëmarrës të tjerë.