LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri mbahet javën e ardhshme në Prishtinë

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri mbahet javën e ardhshme në Prishtinë

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet të hënën e 20 qershorit në Prishtinë.

Kjo është mbledhja e 8-të me radhë e dy qeverive shqiptare dhe në të palët pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje të reja.


Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një përgjigje me shkrim për Telegrafin.

“Marrëveshje që pritet të nënshkruhet do të përfshijnë fushat si ajo e arsimit, drejtësisë, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit, e sigurisë por jo vetëm”, tha ai.

Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt më 26 nëntor 2021, e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve.

Sipas Kryeziut, këto marrëveshje kanë gjetur zbatim pa problematika, dhe janë arritur rezultatet si në vijim:

1.Lehtësimi i procedurës për lejeqëndrim 5 vjeçar për shtetasit e të dy vendeve;

2.Hapja e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash);

3.Lehtësimi i procedurës për njohjen dhe njësimin reciprok të diplomave;

4.Ndihma e ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare;

5.Mbrojtja dhe kujdesi për fëmijët pa përkujdesje prindërore në të dyja vendet

6.Krijimi i kalendarit të përbashkët Kulturor Vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë;

7.Rritja e nivelit të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve;

8.Rritja e nivelit të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë ndërmjet dy vendeve;

Gjithashtu, ai theksoi se janë në proces të zbatimit edhe marrëveshjet e tjera, për të cilat po punohet për aspektet teknike, sikurse janë:

1.Rregullimi i regjimit të trafikut lokal të kufirit;

2.Lehtësimi i procedurave të kalimit të kufirit në pikën Vërmicë-Morinë;

3.Studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Durrës-Prishtinë;

4.Njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve.

Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori