eksperti-banner

Pasi ka zyrtarizuar emrat e rinj të Qeverisë së re, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin e parë me kabinetin.
Mbledhja do të mbahet sot pasdite në qytetin bregdetar të Vlorës.

13 ministrat e rinj dhe zëvendëskryeministrja për herë të parë do të marrin direktivat për 4 vjeçarin e ardhshëm.


Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shtetindërsa Senila Mesi do të jetë zv.kryeministre.Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko. Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve, Sonila Qato. Ministria e Jashtme do t’i ringarkohet Ditmir Bushatit. Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës. Ministria e Mbrojtjes i besohet Olta Xhaçkës. Ministria e Drejtësisë i ngarkohet Etilda Gjonajt. Ministria e Kulturës i mbetet Mirela Kumbaros. Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ringarkohet Lindita Nikolla. Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të jetë Ogerta Manastirliu. Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të drejtohet nga Niko Peleshi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit. /Telegrafi/