Mbledhja e katërt e qeverive Kosovë-Shqipëri, më 27 nëntor


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se mbledhja e radhës e dy qeverive do të mbahet më 27 nëntor, në Korçë.
Ai tha se Viti i Skënderbeut do të nisë me mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor e vijon të nesërmen më 28 nëntor në 105 vjetorin e Pavarësisë.
Kryeministri Rama e quajti këtë vit si motiv për të ripërtërirë lidhjet me njëri-tjetrin dhe si një yll orientues të rrugës së përbashkët, në funksion të një të ardhme të merituar për të gjithë shqiptarët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































