LAJMI I FUNDIT:

Mbingarkesa për ngrohje shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Gjakovë

Mbingarkesa për ngrohje shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Gjakovë
Foto: Arkiv

Për shkak të mbingarkesës për ngrohje nga qytetarët ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në Gjakovë.

Kështu njofton Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), duke shtuar se janë shkaktuar dëme të shumta në linjën 10kV që furnizon pjesën e qendrës së qytetit.


“Në zonën qendër të Gjakovës, për shkak të mbingarkesave në rrjet si pasojë e shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje nga konsumatorët, kemi aktualisht dëme të shumta në linjën 10kV nëntokësore që furnizon atë pjesë”, tha për Telegrafin, zyrtari për informim i KEDS-it, Adlum Ramadani.

Sipas tij, ekipet janë në terren për ta mënjanuar këtë problem.

Pesëfishohet çmimi i importimit të rrymës në Kosovë, një megavat gjatë tetorit kushtoi 242 euro
Lexo po ashtu Pesëfishohet çmimi i importimit të rrymës në Kosovë, një megavat gjatë tetorit kushtoi 242 euro

“Ekipet janë në terren duke bërë përpjekje maksimale për të sanuar dëmet e paraqitura mirëpo është duke e bërë edhe më të komplikuar situatën shiu i cili ka filluar këtu”, ka shtuar ai.

Në fund, Ramadani kërkon nga konsumatorët që të kursehet energjia elektrike, me qëllim të furnizimit më stabil.

“KEDS bën apel që të kursehet sa më shumë energjia elektrike në mënyrë që të kemi furnizim stabil me energji elektrike”, përfundon Ramadani. /Telegrafi/