LAJMI I FUNDIT:

Mbingarkesa enorme në tavanin e makinës, kryetari qytetit kërkon identifikimin e shoferit (Video)

Mbingarkesa enorme në tavanin e makinës, kryetari qytetit kërkon identifikimin e shoferit (Video)

Juan Antonio Sagredo që është kryetari i komunës Paterna të Spanjës, ka kërkuar nga forcat e rendit të identifikohet shoferi që voziti makinën, sipër të cilës ishte një mbingarkesë enorme.

Me të parë pamjet ku 20 paleta druri, rrezikonin të përplaseshin në shenjat mbi rrugë dhe urë, u kërkua intervenim urgjent për zbardhjen e rastit, transmeton Telegrafi.


“Nuk lejoj që në komunën që e udhëheqë, të ndodhë një lëvizje kaq e rrezikshme në komunikacion. Jeta e të gjithëve që ndodheshin në rrugë, ishte në rrezik”, ka thënë mes tjerash Sagredo.

Më poshtë mund të shihni këtë qarkullim të pazakontë, me ngarkesën që mund të rrezohej në çdo moment. /Telegrafi/