Ju gjithashtu mund ta mbillni këtë frutë jashtëzakonisht të shëndetshme në vazo, e cila vendoset në ballkon ose tarracë

Mjedrat mund të rriten në enë, jo më të mëdha se një kovë polidispersioni…

Më pas mund të përgatitet një substrat i mirë ushqyes, i përbërë nga 50 për qind dhé kopshti, me shtimin e 20 për qind pleh organik të djegur, 20 për qind torfe, 10 për qind rërë dhe është e nevojshme të shtohet pleh NPK që tretet ngadalë me shumë fosfor dhe kalium, si dhe një sasi agroperliti që do të ruajë lagështinë dhe ajrosjen e substratit në enë.

Ujitja bëhet nëpërmjet një sistemi pikë-pikë, nëpërmjet të të cilit gjithashtu bëhet edhe plotësimi i plehrave të lëngshëm dhe preparateve për kujdes dhe mbrojtjeje, transmeton Telegrafi.

Bimët e mbjella në këtë mënyrë duhet të jenë në një nënshtresë që është e përshkueshme nga uji ose e drenazhuar mirë.

Gjithashtu, është e nevojshme vendosja e një rrjete për një hije të qëndrueshme UV, e cila ka rolin e reduktimit të rrezatimit dhe parandalimin e thyerjes nga stuhia e bimëve në vazo, si dhe mbinxehjen e nënshtresës mbi të cilën vendosen vazot, nëse bëhet fjalë për najlon ose beton.

Vazot duhet të vendosen në mënyrë që çdo bimë të ketë hapësirë të mjaftueshme për t’u rritur dhe për të qëndruar e shëndetshme dhe vitale, sepse përbërja e dendur, ndikon negativisht në cilësinë dhe rendimentin e mjedrave. /Telegrafi/