LAJMI I FUNDIT:

Mbillni dhe kultivoni limonë në saksi: Në këtë mënyrë do të keni rezerva të pakufizuara gjatë tërë vitit!

Mbillni dhe kultivoni limonë në saksi: Në këtë mënyrë do të keni rezerva të pakufizuara gjatë tërë vitit!

Sapo të provoni frytin e parë do të shihni dallimin e madh midis limonit të kultivuar në shtëpi dhe atij që e blini në treg

Po afrohen vera dhe vapa – periudha e preferuar e shumë njerëzve të botës për të pirë limonadë. Kemi gjetur thesarin e vërtetë – procedurën e kultivimit që do t’ju mundësojë të keni rezerva të pakufizuara të pemës së verdhë dhe freskuese! – transmeton Telegrafi.


Pos kursimit të parave, nëse mbillni limon, sapo t’i provoni frytet e para, do të shihni dallimin e madh midis limonit të kultivuar në shtëpi dhe atij të blerë në treg – do të jetë shumë më i freskët, ndërsa kimikatet dhe helmet as që duhet t’i përmendim!

Si të mbillni dhe të mirëmbani limonin në shtëpi

E para, duhet të gjeni apo të blini fidanin e limonit – fidan të vjetër dy deri në tre vjet. Me të do të arrini rezultate më të mira.

saksi plastike me vrima në fund, dhe të jetë e madhe, sepse do të rritet limoni që do ta mbillni.

Për shkak të depërtimit më të lehtë të oksigjenit i cili është i domosdoshëm për limonin, bëni një drenazh, pastaj shtoni dheun (për rezultate më të mira, kërkoni atë për kultivimin e citruseve).

Vendoseni saksinë me limonin e mbjellë në vendin i cili ka rreze 8 deri në 10 orë në ditë dhe assesi mos e teproni me ujitje.

Nga mbjellja e fidanit deri te frytet e para të pjekura duhet të kalojnë 6 deri në 9 muaj, ndërkaq kur të bëhen plotësisht të verdhë, janë të gatshëm për konsumim.

Ajo që është interesante, por gjithsesi e shpagueshme, është që trungu vazhdimisht zgjerohet dhe jep gjithnjë e më shumë fryte. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori