LAJMI I FUNDIT:

Humbi veshin pas një goditjeje prej 4100 voltësh: Tani është yll në rrjetet sociale, bën shaka në mënyra të çuditshme me incidentin

Humbi veshin pas një goditjeje prej 4100 voltësh: Tani është yll në rrjetet sociale, bën shaka në mënyra të çuditshme me incidentin

John Pendleton i mbijetoi një aksidenti të rëndë në vitin 2019 dhe mori plagë që do të jetojë përgjithmonë me to.

Ai pësoi një goditje prej 4160 volt në kokë dhe qafë, pas së cilës u trajtua për një kohë të gjatë. Sot, ai është një yll i TikTok, videot e të cilit kanë miliona shikime dhe shpesh flet për jetën dhe periudhën e rikuperimit.

John është aktiv në internet dhe shpesh publikon video në të cilat dëgjojmë edhe bashkëshorten e tij Tiffany.


“Elektriciteti më dogji pothuajse të gjithë lëkurën e kokës. Tani kam një vrimë në kafkën time”, shpjegoi ai.

Ai shton se mjekëve iu është dashur t’i heqin një pjesë të lëkurës nga shpina për t’i “mbyllur” kokën dhe gjatë periudhës gjashtëmujore të rikuperimit.

@john_arcingaheadapparel #electrocuted #bluecollar #podcast #fypage #fyp #safteyfirst #livelifetothefullest #burnsurvivor ♬ original sound – Arcingahead Apparel

Pas aksidentit, John humbi veshin, gjë që është pjesë e një shakaje të çuditshme, raporton dailystar.

“Ishte Halloween kur pashë një vesh artificial në një dyqan. E bleva menjëherë dhe e çova në festë. E hodha para fëmijëve dhe i tremba. Ishte qesharake”, tha ai.

Përdoruesit e pyetën nëse mund të dëgjonte akoma dhe ai u përgjigj pozitivisht.

“Veshi nuk është aty, por daullja e veshit është. Gjithçka mbetet e paprekur dhe funksionon në mënyrë perfekte”, shpjegoi ai.

John foli edhe më herët për komentet ofenduese që mori në rrjete.

“Unë e respektoj mendimin e të gjithëve. Nuk është e lehtë të më ofendosh, në fakt më pëlqejnë batutat, më bëjnë të qesh”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori