Rreth dy milionë euro pritet t’i shpenzojnë disa institucione për blerjen e automjeteve zyrtare gjatë vitit të ardhshëm. Vetëm për Ministrinë e Kulturës janë ndarë gjysmë milioni euro për blerjen e automjeteve, e mbi 500 mijë euro për Ministrinë e Kthimit dhe IKSHPK-në. Vetura zyrtare kanë planifikuar të blejnë edhe Komuna e Gjakovës, e Kamenicës dhe ajo e Fushë Kosovës.
Miliona euro të buxhetit të vitit 2024 pritet të shpenzohen për blerjen e veturave për institucionet publike në Kosovë.
Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku, ka planifikuar gjysmë milioni euro për blerjen e veturave zyrtare, ndërsa 300 mijë euro janë planifikuar për blerjen e veturave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 250 mijë euro të tjera për vetura për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Për monitorimin e projekteve të zhvillimit rajonal, në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka planifikuar mbi 247 mijë euro për vetura.
Me vetura të reja në vlerë prej mbi 102 mijë euro do të furnizohet edhe Zyra e Rregullatorit për Energji, raporton RTK.
Blerja e shtatë veturave të reja pritet t’i kushtojë 140 mijë euro Zyrës Kombëtare të Auditimit, ndërsa për Zyrën Rregullative të Ujit dhe të Mbeturinave janë ndarë 100 mijë euro për automjete.
Ekzekutivi ka lejuar që të furnizohen me automjete edhe institucionet e tjera publike.
Dy automjete i ka planifikuar t’i blejë Agjencia Kadastrale e Kosovës, që do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 75 mijë euro, kurse 35 mijë euro do të dedikohen për vetura zyrtare për shërbimet rezidenciale.
Me automjete zyrtare në vlerë prej 100 mijë eurosh do të furnizohet edhe Komuna e Gjakovës, e udhëhequr nga Ardian Gjini. Kamenica me kryetar Kadri Rahimaj do të blejë automjete prej 30 mijë. Komuna e Fushë-Kosovës dhe ajo e Klinës kanë planifikuar t’i shpenzojnë nga 20 mijë euro për vetura zyrtare.
Projektligji mbi ndarjet buxhetore prej 3.3 miliardë eurosh është miratuar të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Buxhet, derisa më 16 nëntor pritet të shqyrtohet në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe