LAJMI I FUNDIT:

Mbi 70 mijë nxënës në shkollat e mesme të Kosovës, gjimnazet më të preferuara nga vajzat

Mbi 70 mijë nxënës në shkollat e mesme të Kosovës, gjimnazet më të preferuara nga vajzat

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Arsimit, 2020/2021”, ku sipas të dhënave në shkollat e mesme të Kosovës vijojnë mësimin 70 mijë e 742 nxënës, prej të cilëve mbi 37 mijë janë në shkolla profesionale, ndërkaq rreth 32 mijë janë në gjimnaze.

Nga 37 mijë e 858 nxënës që janë të regjistruar në shkolla profesionale, 21 mijë e 971 apo 58 për qind janë djem, ndërkaq 42 për qind janë vajza.


Sipas këtyre statistikave, vajzat për dallim prej djemve preferojnë shkollimin në gjimnaze.

Në gjimnaze, mësimin e vijojnë 57.4 për qind të vajzave, nga 32 mijë e 884 sa është numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar, pra 18 mijë e 863 vajza dhe 42.6 për qind apo 14 mijë e 21 janë djem, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të paraqitura në grafik shihet se nga numri i përgjithshëm i nxënësve në gjimnaze 57.4 për qind janë vajza, ndërsa në shkollat profesionale vajza janë 42.0 për qind.

E megjithatë, shkollat profesionale kanë më shumë nxënës sesa gjimnazet.

Siç shihet edhe në grafikë, në gjimnaze vijojnë mësimin 46.5 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve, ndërkaq në shkollat profesionale mësojnë 56.5 për qind e nxënësve.

Në shkollat e mesme të larta në Kosovë vijojnë mësimin nxënës të shumë etnive ashtu siç përbëhet edhe popullsia e saj, ku sipas këtyre statistikave 97 për qind janë shqiptarë.

Sipas statistikave të ASK-së, 148 nxënës të shkollave të mesme janë serbë, 587 janë turq, 764 boshnjakë, 6 janë goranë, 224 janë ashkalinjë, 170 janë romë, 139 egjiptianë, 1 kroat dhe 6 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori