Drejtori i Turizmit në Gjirokastër, Blerim Kore deklaroi se në këtë qytet sezoni turistik mund të konsiderohet i suksesshëm.

Për Euronews Albania, ai u shpreh se qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat janë vizituar nga mbi 65 mijë turistë vendas dhe të huaj.

“Në Gjirokastër mund të themi se kemi një vit të mbarë turistik dhe një sezon vere të suksesshëm. Prej fillimit të vitit deri në këtë të periudhë të gushtit, qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat pranë territorit të Bashkisë Gjirokastër është vizituar nga mbi 65 vizitorë vendas e të huaj. Ndër pikat më të vizituara ka qenë kalaja e Gjirokastrës, pazari karakteristik, banesat historike. Është një territor që po mirëpret turistët vendas e të huaj”, theksoi ai. /Euronews Albania/

Reklama
Reklama