LAJMI I FUNDIT:

Mbi 55 mijë qytetarë presin tërheqjen e numrave potencial fitues nga ATK

Mbi 55 mijë qytetarë presin tërheqjen e numrave potencial fitues nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) më 9 gusht, duke filluar nga ora 08:30 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal, periudha TM2/2018.

Sipas kumtesës për media, tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në televizionin publik, në kuadër të programit të mëngjesit.


Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 55,493. /Telegrafi/