LAJMI I FUNDIT:

Mbi 400 turistë vizituan Pogradecin për fundjavë

Mbi 400 turistë vizituan Pogradecin për fundjavë

Mbi 400 turistë gjermanë dhe nga vendet skandinave vizituan Pogradecin gjatë fundjavës që lamë pas.

Në Pogradec mbërritën rreth 10 autobusë me vizitorë të huaj, të cilët kishin përfshirë në itinerarin e tyre turistik vizitat në Lin, Tushemisht dhe vendbanimet antike në këtë zonë.

Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka nisur zyrtarisht, vërehet një rritje e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë Pogradecin.


Bazilika e Linit, Kalaja e Pogradec, Guri i Kamjes, Ura e Golikës dhe varret e poshtme të Selcës, janë disa prej atraksioneve kryesore turistike të Pogradecit, transmeton atsh.

Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milionë vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori