LAJMI I FUNDIT:

Mbi 33 milionë shikime – vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime – vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Prindërve u pëlqen të regjistrojnë momente historike në jetën e fëmijëve të tyre: kur ata fillojnë të zvarriten, të ecin, të flasin e të ngjashme.

Megjithatë, ndonjëherë jo gjithmonë rezulton ashtu siç ata duan. Por, nëna Amanda arriti të kapte një moment historik të tillë – ajo kapi momentin kur filloi të ecte djali i saj 14 muajsh Declan


Në klipin e TikTok, shohim një fëmijë të vogël që filloi të ecte dhe më pas të kërcejë sapo dëgjoi këngën Blinding Light nga The Weeknd.

Shumë ishin të kënaqur me lëvizjet e kërcimit të Declan-it dhe videoja u bë shpejt virale, duke mbledhur 33 milionë shikime dhe 6.6 milionë pëlqime.

“Kjo është kaq prekëse. Fëmija është kaq i lezetshëm”, “Gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë” dhe “Declan është kaq qesharak” ishin vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/

@amanduhlovesyouu Learning how to walk can be tough sometimes 😜 #fyp #toddlersoftiktok #blindinglights ♬ original sound – Amanda.