Për muajin dhjetor 2020, në raport me muajin e njëjtë të vitit 2019, të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 0.3 për qind gjegjësisht në vlerë prej 309.2 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 308.3 milionë euro.
Kosova eksportoi më shumë metale bazë e artikuj prej tyre ndërsa importoi më tepër makineri dhe pajisje mekanike e elektrike. Eksporti i Kosovës arriti të mbuloi vetëm 13.1 për qind importin.
Rreth 356 milionë euro importi në muajin dhjetor ndërsa vetëm rreth 47 milionë euro eksporte
Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2020 kishte vlerën 46.7 milionë euro, ndërsa importi 355.9 milionë euro, që është një rritje prej 73.6% për eksport dhe 6.2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Sipas të dhënave të ASK-së, në bazë grupeve kryesore të eksportit, 36.6 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 14.6 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, 11.2 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 9.3 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 5.1 për qind e përbëjnë produktet minerale, 4.8 për qind e përbëjnë produktet bimore, 4.7 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.
Ndryshe nga eksporti, importin 15.4 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 13.5 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.7 për qind e përbëjnë produktet minerale, 10.4 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, 10.1 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.5 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike, 5.6 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.
Rreth 13 milionë euro mallra drejt BE-së dhe mbi 165 milionë euro prej tyre
Eksportet e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian (BE) arritën në 12.9 milionë euro, ose rreth 27.7 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.6 për qind.
Gjermani me 8.9 për qind është partneri kryesor i eksporteve të Kosovës drejt BE-së pastaj renditet Italia me 6.1 për qind, Holanda 2.2 për qind, etj.
Kosova importoi mbi 165 milionë euro mallra nga BE-ja, prinë Gjermania
“Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 165.2 milionë Euro, ose 46.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.0%), Italia (5.6%), Greqia (3.8%), Polonia (3.3%), etj.”, thotë komunikata.
Serbia prijëse e eksportit për në Kosovë
Me vendet e CEFTA-s, në muajin dhjetor, eksportet arritën në 23 milionë euro, ose 49.4 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 89.6 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria 30.7 për qind, Maqedonia e Veriut 9.5 për qind, Serbia 4.7 për qind, dhe Mali i Zi 3.2 për qind.
Në importin prej 69.2 milionë euro të Kosovës në muajin dhjetor, Serbia prijës në raport me vendet tjera të CEFT-as
“Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin dhjetor 2020, arritën në 69.2 milionë Euro, ose 19.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 67.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.5%), Shqipëria (5.7%), dhe Maqedonia e Veriut (5.3%).”, bën të ditur komunikata.
Kosova eksportoi edhe në vendet e tjera të botës në vlerë 10.6 milionë euro, ose 22.9 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra 8.5 për qind dhe SHBA 8.1 për qind.
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 121.5 milionë euro, ose 34.1 euro. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia 11.7 për qind dhe Kina 10.0 për qind.
Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të diutra me publikimin e statistikave lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2020, raporton kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert