LAJMI I FUNDIT:

Mbi 30 vjeç por shumë seksi, baballarët e estradës që tërheqin femrat me trupin e tyre (Foto)

Mbi 30 vjeç por shumë seksi, baballarët e estradës që tërheqin femrat me trupin e tyre (Foto)

Ndonëse i kanë kaluar të 30-tat, disa prej artistëve meshkuj të estradës shqiptare vazhdojnë të pëlqehen shumë nga femrat.

Ata janë gjithnjë të kuruar në paraqitjet e tyre skenike, gjersa mahnitin me trupin që gëzojnë.


Janë të martuar, madje edhe baballarë, por Robert Berisha, Noizy, Genc Prelvukaj e Alban Skënderaj vazhdojnë të duken gjithmonë seksi.

Në vazhdim ju prezantojmë me pesë baballarët më seksi në estradë.

Robert Berisha

Është 39 vjeç por mahnit me trupin e tij. Roberti e ka filluar vonë karrierën si këngëtar, gjersa është bërë shumë i pëlqyer nga publiku. Ai është shumë i dhënë pas palestrës dhe gëzon një trup perfekt. Roberti është edhe baba i dy vajzave.

Blero

Ndonëve ka vite në skenë, ai vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerit e femrave. Këngëtari Blero është plot 38 vjeç dhe është një ndër trupat më seksi në estradë. Ai është baba i një vajze 7 vjeçare me emrin Tara.

Alban Skënderaj

Ndonëse nuk preferon që të shfaqet shumë i ekspozuar, Alban Skënderaj gëzon një trup të shkëlqyer. Gjatësia ka qenë gjithmonë arma e tij e fortë. Është 34 vjeç dhe padyshim që babai i Amelisë është një nga baballarët më seksi të estradës.

Noizy

Reperi i njohur nga Shqipëria është dëshira e shumë femrave. Ai ka vite që është bërë baba, ndërsa në jetë gëzon plot 30 vite. Ai frekuenton palestrën çdo ditë, gjersa formësimin e trupit të tij nuk heziton që ta ekspozojë në rrjetet sociale.

Genc Prelvukaj

Edhe Genc Prelvukaj hyn në listën e meshkujve më seksi të estradës të cilët i kanë kaluar të 30-tat. Ai ndjek me rregull ushtrimet në palestër, gjersa i pëlqen shumë që ta ekspozojë trupin etij vazhdimisht nëpërmjet fotografive në rrjetet sociale. 35 vjeçari është baba i një vajze. /Telegrafi/