Më shumë se dy miliardë euro janë shpenzuar deri më tash në Kosovë për ndërtimin e autostradave që lidhin Prishtinën me Shqipërinë, Shkupin, Pejën, Mitrovicën dhe së fundi me Gjilanin. Hiç më pak se 1 miliard euro të tjera pritet të shpenzohen për përfundimin e punëve në autostrada ekzistuese, por edhe nisjen në ndërtimin e autostradës së re prej 91 kilometrash, që do ta lidhë Istogun me Prizrenin.
Ende pa përfunduar në tërësi punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup, Qeveria e Kosovës tashmë ka nisur ndërtimin e autostradës së re, që lidh Prishtinën me Gjilanin.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore Qeveria ka iniciuar edhe hartimin e projektit për ndërtimin e autostradës së fundit, asaj që do ta lidhë Istogun e Prizrenin, e cila pritet ta ketë koston më të lartë se të të gjitha autostradave të tjera për shkak të gjatësisë, por edhe numrit të madhe të pronave që pritet të shpronësohen për realizimin e saj.
Duke u bazuar në të dhëna të Ministrisë së Infrastrukturës, vetëm për realizimin e autostradës që lidh Prishtinën me pikën kufitare më Morinën janë shpenzuar rreth 1 miliard euro.
Po ashtu më shumë se 600 milionë euro do të shpenzohen për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Shkup.
Qindra miliona euro para të buxhetit të shtetit, të donatoreve, por edhe të borxheve janë shpenzuar deri më tash për ndërtimin e dy autostradave, që punimet kanë nisur kohë më parë, asaj Prishtinë – Pejë, si dhe autostradës Prishtinë – Mitrovicë. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Njoftim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit