LAJMI I FUNDIT:

Mbi 26 vjet burgim për vrasjen që ndodhi në shkurt të vitit 2018 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Mbi 26 vjet burgim për vrasjen që ndodhi në shkurt të vitit 2018 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.R. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale “vrasje” dhe veprës penale “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të pandehurit D.K. i akuzuar për veprën penale “mashtrimi” dhe të pandehurit D.K, A.R.1., F.R. dhe A.R.2. të akuzuar secili veç e veç për veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”.

“Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin A.R. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; të pandehurin A.R.1.. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet; të pandehurin F.R. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet; të pandehurit A.R.2. i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj dhe të pandehurin D.K, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijepesëqind (2.500) euro”, thuhet në njoftim.


I pandehuri A.R. akuzohet se më 28.02.2018 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.H., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh në shumë prej 60.000 euro, lidhur me një veturë të markës BMW-X5 të cilin i pandehuri i kishte shitur D.K., me ndërmjetësimin e tani të ndjerit, e të cilin borxh D.K. sipas marrëveshjes është dashur ta paguaj deri me datën 28.02.2018.

I pandehur i shoqëruar me axhën dhe dajën e tij kanë shkuar në Prishtinë për ta kërkuar borxhin, mirëpo D. ju thotë se do të vij në Ferizaj dhe e paguaj borxhin, kështu që ata janë kthyer ne kafeterin e tyre, kurse D. dhe i ndjeri B. kanë arritur në të njëjtin vend më vonë me ç’rast D, iu thotë se “ ju ma keni shqetësuar familjen qe keni ardhur tek shtëpia ime dhe këtë punë nuk e lan as hoxha e as prifti”, kështu qe i pandehuri së bashku me babain dhe vëllezërit e tij (pjesëmarrës në rrahje), janë revoltuar dhe ka filluar fyerja reciproke mes tyre, kurse F. e nxjerr jashtë tani të ndjerin B., por B. godet F. me kokë në pjesën e hundës dhe e rrëzon në tokë.

Atëherë dalin edhe i pandehuri A.R, A.R.1. dhe A.R.2. dhe fillon rrahja, atëherë B. fillon të ik, kurse i pandehuri A.R. nxjerr pistoletën dhe shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e godet në pjesën e nën gjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës duke dal në buzën e poshtme të gojës, e cila shqyen arterien karotide të majtë, kurse i ndjeri rrëzohet në skaj të rrugës dhe në gjendje të shtrirë i pandehuri së bashku me babain dhe vëllezërit e tij fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasoje e gjakderdhjes i ndjeri B.H. ndërron jetë në vend të ngjarjes.

“I pandehuri D.K. akuzohet se më 13.01.2018 në Ferizaj, me paraqitje të rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka mashtruar pronarin e auto sallonit A.R.1., në atë mënyrë që ka lidh një kontratë për blerjen e automjetit “BMW X5.30 Xdrive, për çmimin prej gjashtëdhjetë e katër mijë (64.000.00)€, me ç’rast i ka paguar 4.000 euro kurse shumën tjetër është dashur ta paguaj më 28.02.2018, mirëpo i pandehuri veturën e ka shitur, kurse paratë nuk ia ka paguar në afatin e caktuar, por ka shkuar te i dëmtuari kinse për të kërkuar afat shtesë, me ç’rast ka filluar të fyej, me arsyetimin pse i kane shkuar te shtëpia për të ia kërkuar borxhin duke ju thënë ‘se këtë punë nuk e lanë as prifti as hoxha’, kështu që ka filluar konflikti fizik ne mes tij dhe të dëmtuarit ku janë përfshirë edhe vëllezërit dhe babai i të dëmtuarit dhe shoku i tij B. i cili ka ndërruar jetë si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori