LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 vende të lira pune në Korçë, të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria

Mbi 200 vende të lira pune në Korçë, të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria

Punë ka, por nuk ka të rinj. Fenomeni i largimit të të rinjve është bërë gjithmonë e më aktual edhe në qytetin e Korçës.

Shumë vende vakante pune qëndrojnë të lira për kohë të gjatë, ndërsa ata të rinj që janë në Shqipëri janë të pakënaqur me rrogën e ofruar.


Krenar Myrteza, drejtues i një portali punësimi në Korçë tregon situatën aktuale.

“Situata aktuale në Korçë është se në fakt ka shumë vende të lira pune, vetëm në portalin tonë kërkohen rreth 200 pozicione pune, pa përmendur të tjerat që nuk janë postuar apo publikuar në ne. Pjesa e të rinjve është një problem që duhet parë në shumë aspekte. Aktualisht ky vit është një nga periudhat më të këqija sepse pozicionet e punës qëndrojnë për një kohë të gjatë pa u plotësuar. Kjo për shkak se shumica e të rinjve janë larguar”, u shpreh Krenar Myrteza.

Ata të rinj që momentalisht janë në Korçë janë të pakënaqur me rrogën e ofruar pasi nuk përballojnë shpenzimet.

“Ajo pjesë që ka ngelur në qytetin e Korçës nuk punojnë. Duan pozicione të larta një pjesë e mirë nga zona e qytetit, ndërsa ata nga zonat rurale e kanë të pamundur që të vijnë. Të rinjtë nga zonat rurale janë ata që duan të punojnë me tepër por e kanë të vështirë për shkak të çmimit të qirave, rrogë që nuk e përballojnë dot qiranë dhe shumë aspekte të tjera lidhur me ekonominë ”

Menaxheri i njërit prej bizneseve të qytetit pranon mungesën e fuqisë punëtore ndërkohë që fajëson të rinjtë për mungesë vullneti për të punuar.

Nga shifrat zyrtare të marra nga zyra e punës në Korçë bëhet me dije se në dy muajt e fundit janë shpallur 200 vende të lira pune. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori