LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 të vdekur nga tërmeti në Ekuador

Mbi 200 të vdekur nga tërmeti në Ekuador

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallësh ka goditur bregun e Ekuadorit, vend ky në Amerikën Jugore, duke lënë të paktën 233 njerëz të vrarë, raporton agjencia e lajmeve AP.

Shifrën për numrin e viktimave e ka konfirmuar presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, i cili ka shtuar se më shumë se 600 persona kanë mbetur të lënduar.


Tërmeti që goditi Ekuadorin mbrëmjen e së shtunës, është ndier deri në kryeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg epiqendrës së tij, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mosfunksionim të shërbimeve telefonike.

Në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil, rrënojat u shpërndanë rrugëve dhe disa ndërtesa u rrëzuan pjesërisht.

Presidenti Correa deklaroi emergjencë shtetërore, si dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuar për në Vatikan.

Qeveria tha se ky tërmet është më i keqi që nga viti 1979, kur600 njerëz patën mbetur të vrarë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduar.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Ushtria izraelite po stërvitet për një luftë të mundshme me Libanin?

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Kalo në kategori