LAJMI I FUNDIT:

Mbi 200 të rinj të punësuar, Monego tani hap degën e 28-të duke krijuar vende të reja pune!

Mbi 200 të rinj të punësuar, Monego tani hap degën e 28-të duke krijuar vende të reja pune!

• Përveç me pjesëmarrje të madhe në treg, Monego po udhëheq në treg edhe me numrin më të madh të të rinjëve të punësuar
• Brenda një viti, Monego ka punësuar mbi 200 të rinj, ndërsa mosha mesatare e të punësuarve është rreth 25 vjeç
• Mesatarja e të rinjëve të punësuar në Monego është afersish 15 persona në muaj.

Prishtinë, 28 qershor 2019 – Punësimi është sfida më e madhe e të rinjëve, sidomos atyre që janë në përfundim apo sapo kanë përfunduar studimet e larta. Megjithatë, bizneset e reja shihen si mundësi e mirë punësimi për të rinjtë dhe poashtu faktor kyç i zhvillimit ekonomik.


Monego vazhdimisht po ofron mundësi punësimi dhe bashkëpunimi për të rinjtë. Të premten më 21 qershor, Monego hap degën e 28-të. Qëllimi i kompanisë qëndron në lehtësimin e qasjes së klientëve dhe gjithashtu në zgjidhjen e problemeve të punësimit, veçanërisht tek të rinjtë.

Për më pak se një vit prej depërtimit të saj në treg, Monego ka punësuar deri në 200 punëtorë të rinj, ndërsa mosha mesatare e të punësuarve është rreth 25 vjeç.

Për më shumë, rreth 70% e të punësuarve në kompani janë femra. Vetëm për një muaj, kompania punëson afërsisht 15 persona. Këto fakte lëjnë te kuptojnë që një person i ri mund të gjejë punë nëse ka referenca të mira, aftësi dhe etikë të mirë pune dhe natyrisht, nëse është produktiv në punë.

“Me fuqi të re punëtore, Monego ka shënuar rritje të jashtëzakonshme brenda një viti ekzistencë në treg, duke u bërë udhëheqës i tregut dhe industrisë. Dhe natyrisht se rritjes sonë rekorde në treg, kemi synuar t’ia shtojmë edhe prezencën më të madhe fizike me hapjen e degëve të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës, sidomos tek të rinjtë për të qenë sa më afër klientëve, të cilëve duam të ju japim një përvojë unike të shërbimit në Kosovë” ka thënë Egzon Halili, drejtor ekzekutiv në Monego.

Me gjithë vështirësitë në tregun kosovar të punës, Monego ofron një mundësi të re dhe kushte moderne të punës, për të rinjtë e diplomuar dhe të shkathtë për ekonominë e re digjitale të cilët kompania po e udhëheq në Kosovë.

Vizitoni www.monego.com për lokacionet e degëve nëpër Kosovë.