LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1200 infermierë u infektuan me coronavirus në Kosovë

Mbi 1200 infermierë u infektuan me coronavirus në Kosovë

Më shumë se 1 200 infermierë u infektuan me coronavirus që nga muaji mars i vitit të kaluar kur edhe në Kosovë u raportuan rastet e para me këtë virus.

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka konfirmuar në një intervistë tha se numri i atyre që janë infektuar me këtë virus ka kaluar mbi 1 mijë e  200.

Ai ka bërë të ditur se për momenti nuk ka asnjë infermierë të infektuar e që është në gjendje të rëndë.

“Prej marsit deri më tani 1200 e më shumë infermierë të infektuar në vendet e punës, duke i shërbyer qytetarëve që nga 13 marsi deri më sot. Nuk kemi për momentin një gjendje të rëndë po shpresojmë që edhe nuk do të ketë”, tha ai për eo.

Kur ka folur për sulmet që kanë ndodhur kohën e fundit në vendet e punës ndaj infermierëve, ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që sulmuesit të dënohen.

Ai këto sulme i ka quajtur si fenomen të ulët, duke shtuar se edhe përkundër që kanë rrezikuar edhe jetën në shërbim të qytetarëve, janë sulmuar nga këta të fundit.

“Është krijuar një fenomen jashtë zakonisht i ulët që është ka ndodh në mesin e shoqërisë tonë dhe sigurt për neve dhe për të gjithë institucionet ka qenë si fenomen i dënueshëm. I lus organet e drejtësisë që të gjitha ata që bëjnë kësi sulme ose akte të ulëta të marrin epilogun nga organet e drejtësisë sepse vërtet është tepër e rëndë ata të cilët po e rrezikojnë jetën për tu shërbyer pacientëve”.

Ndryshe, më 9 janar një infermier dhe një anesteziolog janë kanosur dhe sulmuar fizikisht në vendin e tyre të punës në QKUK. Ata janë sulmuar nga një familjar i një pacienti i cili ishte i shtruar në QKUK.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori