LAJMI I FUNDIT:

Mbi 100 maturantë përjashtohen nga testi për shkak të kopjimit

Mbi 100 maturantë përjashtohen nga testi për shkak të kopjimit

Provimi i maturës edhe sot është shpërndarë në rrjetet sociale, ku janë krijuar grupe me mbi 5500 anëtarë. Pjesë e këtyre grupeve thuhet se janë familjarët, studentë e profesorë. Derisa Ministria e Arsimit paralajmëron masa për administratorët, bëhet e ditur se për shkak të kopjimit, janë përjashtuar nga testi mbi 100 nxënës.

Organizata ETEA e cila ka bërë monitorimin e procesit, bëri thirrje për pezullim të këtij testi, pasi ka pasur një numër të konsiderueshëm të shpërndarjes së përgjigjeve të sakta në rrjete sociale.


Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, ka deklaruar për KosovaPress, se kopjimi në testet e maturës sot është në nivele alarmante për shkak të mundësisë që kanë krijuar rrjetet sociale dhe pajisjet teknologjike.

​Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës
Lexo po ashtu ​Rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

Gjatë gjetjeve të organizatës, Ahmeti tha se në grupe ku po shpërndahen përgjigjet e testeve, po angazhohen edhe profesorët e jo vetëm nxënësit apo familjarët e tyre.

“Ne si organizatë e kemi përcjellur dy vitet e fundit testin e arritshmërisë dhe provimin e maturës, sidomos këtë vit kemi të gjetura që janë përtej imagjinatës, ku në këto grupe përfshihen edhe profesorë, prindër, familjarë dhe çfarë ka qenë më e çuditshme ndër të tjera, janë të përfshirë edhe studentët të cilët në mënyrë të tërthorte, ofrojnë ndihmë që në zgjedhjet studentore kur ata të regjistrohen në fakultet, ta kenë një lloje borxhi për të votuar për ata”.

“Kemi një mobilizim prej të gjitha palëve për të bërë mashtrim kolektiv, viktimë e se cilës para se cilës janë vetë fëmijët që po i nënshtrohen këtyre testeve kombëtare”, deklaroi Ahmeti.

Ai tregoi që këto grupe kanë kaluar 25 për qind të nxënësve të nivelit nacional, ku përfshinë diku rreth 5500 anëtarë.

Ai theksoi se kanë raportuar te Ministria e Arsimit, ku kanë dërguar dëshmitë e tyre dhe kanë shprehur gatishmëri të ofrojnë ndihmë në identifikimin e administratorëve të grupit dhe për të dëshmuar nëse ka mësimdhënës në këto grupe apo jo.

“Kemi raportuar edhe te instancat institucionale siç është Ministria e Arsimit, përkatësisht përgjegjës për këto çështje, kemi dërguar dëshmitë tona në mënyrë që ata të mos justifikohen me mungesë të dëshmive”.

Fillon provimi i Maturës, sërish shpërndarje në rrjete sociale
Lexo po ashtu Fillon provimi i Maturës, sërish shpërndarje në rrjete sociale

“Dëshmitë janë të bollshme dhe kemi shprehu gatishmëri që të ofrohemi për ndihmë nëse aty ka interes për t’u thelluar identifikim fillimisht të administratorëve duke vazhduar nëse dëshmohet nëse ka mësimdhënës në këto grupe, pasi ky konsiderojë është problemi”, theksoi tutje Ahmeti.

Ai dha disa rekomandime për parandalimin e këtij fenomeni, gjersa shtoi se më e arsyeshme është të pezullohen testet kombëtare, pasi vetëm po i kontribuojnë mënyrës së mashtrimit.

“Ne kemi nxjerr edhe disa rekomandime që i kemi ndarë edhe me institucionet, ku konsiderojmë që është më e arsyeshme të pezullohet ky test dhe testet kombëtare, meqë shohim përmasa të tilla të kopjimit dhe këtu vetëm i kontribuojmë mënyrës së kopjimit dhe të mashtrimit, në anën tjetër shkaktojmë një stres, panik të panevojshme te fëmijët për arsye se ky test nuk e ka rezultatin dhe qëllimin që është konceptuar dhe për çfarë mbahet, konsiderojë që më mirë është të pezullohet apo të anulohet tërësisht, gjithsesi është mirë të mbahet por të mbahet në kushte të cilat janë të mirëfillta, korrektë për të gjithë fëmijët dhe të parandalohen të gjitha këto metoda të kopjimit”, shtoi Ahmeti.

Sipas tij, ka pajisje të cilat e parandalojnë futjen e valëve të internetit, që e pamundësojnë kyçjen në këto grupe.

Ministria e Arsimit

Ndërsa, shef i divizionit për vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi tregoi se testi ka nisur me kohë në të gjitha qendrat e testimit, por pohoi se në bazë të informatave të para, mbi 100 nxënës janë përjashtuar nga provimi për shkak të kopjimit.

“Në fillim të procesit komisioni në qendrat e testimit iu ka bërë thirrje nxënësve që nuk kanë drejtë të hynë brenda në sallë me telefon, shumica e nxënësve e kanë respektuar këtë rregull edhe pas këtij alarmi nxënësit kanë arritur të hynë në klasë me telefon, ku disa prej tyre kanë arritur të fotografojë testin, mirëpo shumica prej tyre janë larguar prej testit”.

“Çfarë masa të kopjimit do të vërejmë pas publikimit të rezultateve… Diku rreth 100 nxënës janë përjashtuar nga provimi në bazë të informatave të para, pasi ende nuk janë kthyer të gjitha materialet në MASHT”, theksoi Elezi.

Ai njoftoi se nxënësit që janë përjashtuar do t’i nënshtrohen provimit në afatin e gushtit, ndërsa për administratorët që nuk kanë ndërmarrë masa në parandalimin e kopjimit, do të merret masa.

Testet me fillim të provimit kanë nisur të shpërndahen nëpër rrjetet sociale, për këtë Elezi u shpreh se duhet hetuesia të zbulojë kush fshihet pas këtyre faqeve. Ai shtoi se ka informata se edhe mësimdhënësit janë anëtare të grupeve.

“Kjo mbetet punë e hetuesisë që të merren me administratorët e këtyre faqeve që i krijojnë për këtë qëllim dhe të zbulojnë kush fshehët prapa tyre a janë mësimdhënës apo vetëm nxënësit, mirëpo kemi informata që ka edhe mësimdhënës që janë anëtarë të këtyre grupeve dhe të shikojmë se çfarë masa duhet të ndërmerren ndaj tyre, po se pari duhet të zbulohen grupet dhe qëllimin e tyre”, shtoi ai.

Ndërsa, rezultatet e provimit të maturës priten të dalin më 27 qershor.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori