LAJMI I FUNDIT:

Mbi 1.2 miliard euro solli diaspora gjatë këtij viti në Kosovë

Mbi 1.2 miliard euro solli diaspora gjatë këtij viti në Kosovë

Mbi 1.2 miliard euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë deri në muajin nëntor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin nëntor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, muaj ishin 101.3 milionë euro.


Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 65 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19 për qind dhe bankat me 16 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 300.6 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 200 mijë euro krahasuar në tetor 2023.

Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.65 miliardë euro, duke shënuar rritje për 54.3 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit nëntor janë rritur për 2.8 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 499.4 milionë eurove. /Telegrafi/