LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje për shoferen femër që u pushua nga puna për shkak të gjatësisë në Britani

Mbështetje për shoferen femër që u pushua nga puna për shkak të gjatësisë në Britani

Më shumë se 13.000 njerëz iu bashkuan fushatës në mbështetje të Tracey Scholes (57), një nga shoferet e para femra të autobusit në Mançester, e cila u pushua nga puna pasi ishte shumë e shkurtër.

Scholes, 1.52 metra e gjatë, humbi punën pas 34 vjetësh, pasi i mungon aftësia për të drejtuar një model të ri makine të përdorur në rrugën e saj, raporton “Guardian”.


Kombinimi i pozicionit të pasqyrës së pamjes së pasme dhe shtyllës në ekran të instaluar për të mbrojtur shoferin do të thotë që Scholes do t’i duhet të anohet mbrapa për të përdorur pasqyrën për shkak të së cilës nuk do të mund të arrijë te pedalet.

“Kur fillova të bëja këtë punë 34 vjet më parë, mund të drejtoja gjithçka që ishte në depo. Dhe meqenëse ata e bënë këtë, unë nuk mund ta ngas autobusin tani. Nëse një biçikletë apo një këmbësor i afrohej anës më të afërt të automjetit, nuk do t’i shihja, kjo nuk është e sigurt”, tha ajo.

Pasi i shprehu shqetësimin punëdhënësit të saj, Go nord vesta, ajo fillimisht u pezullua dhe më vonë u pushua nga puna me një periudhë njoftimi 12-javore.

Me mbështetjen e sindikatës, Scholes tha se kompania i ka ofruar rrugë të tjera me autobusë që ajo mund të lëvizë, por se orët dhe paga janë më të ulëta se në kontratën e mëparshme.

Ankesa e saj kundër vendimit do të bëhet e ditur të martën.

Më shumë se 13.000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që Scholes të kthehet në punën që ajo pëlqen të bëjë. /kp/Telegrafi/