LAJMI I FUNDIT:

Mbështetje për aftësim në shkollat profesionale për turizëm dhe hotelieri

Mbështetje për aftësim në shkollat profesionale për turizëm dhe hotelieri

Fushata “Krijo tregimin tënd” jep mbështetje në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, si drejtim me perspektivë për të rinjtë me theks të veçantë për femrat dhe krijonin mundësi të shumta të punësimit.

Programi SEED “Mbështetje për zhvillimin e arsimit dhe punësimit në Kosovë” faza e tretë mbështetet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA) dhe realizohet në në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi dhe ka për qëllim që të kontribuojë në zhvillimin strategjik të tregut të punës, një kontribut për uljen e varfërisë dhe barazinë gjinore në këto shtete.


Programi tre vjeçar në Kosovë realizohet nga organizata “Syri i Vizionit” dhe fokusohet në nxitjen e partneritetit të qëndrueshëm që shtyn në krijimin e një kornize aktive të tregut të punës në nivel lokal dhe në qasjen në punësim formal. Një vëmendje e veçantë u është dhënë të rinjve dhe grave përmes: mbështetjes në punësim, lehtësimit në mes sektorit publik dhe privat, forcimit të organizatave partnere, ekspertizës dhe transferimit të njohurive, promovimin e punësimit ose vetëpunësimit në kushte të drejta pune dhe rritjes së ndërgjegjësimit për barazi gjinore.

Fushata “Krijo tregimin tënd” vë në pah shkollat profesionale në rajonin e Dukagjinit, shkollat të mesme të ekonomisë në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit, si drejtim me perspektivë për të rinjtë me theks të veçantë për femrat, i cili krijonin mundësi të shumta të punësimit. Shkollimi në drejtimin e hotelerisë dhe profilet “Asistent Turistik”, “Asistent Hoteli”, “Asistent Restoranti”, etj., mund te jenë tregimi i juaj i suksesit.

Shkollat profesionale në rajonin e Dukagjinit, shkollat të mesme të ekonomisë “Ali Hadri” në Pejë, “Kadri Kusari” në Gjakovë dhe “Ymer Prizreni” në Prizen, në drejtimet e hotelerisë dhe turizmit ofrojnë këto profile.

Asistent turistik
Shkollimi për “Asistent turistik” i nivelit të parë dhe të dytë i veprimtarive të punës ndihmëse në agjenci turistike si dhe në sektorin e pritjes dhe akomodimit në hotele, institucione, organizata të ndryshme. Niveli I dhe II i referohet veprimtarive në sektorin e pritjes dhe akomodimit, administratës në hotel si dhe në agjenci turistike të të gjitha kategorive ose mund të vetëpunësohet si asistent turistik. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvojë të punës të konsiderueshme ai/ajo mund të krijoi një biznes të vetin në ketë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Asistent hoteli
Shkollimi për “Asistent hoteli” niveli i parë dhe i dytë u referohet veprimtarive të punës ndihmëse në të gjithë sektorët e hotelit dhe që shihen me përparësi për të ardhmen në tregun e Kosovës. Niveli i parë dhe i dytë i referohet veprimtarive në sektorin e pritjes dhe akomodimit në hotel. Nisur nga kjo “Asistenti i hotelit” mund të punësohet në hotel të të gjitha kategorive ose mund të vetëpunësohet si asistent. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme mund të krijoi një biznes të vetin në ketë sektor dhe të punësoj të tjerë.

Asistent restoranti
Shkollimi për “Asistent restoranti” niveli i parë dhe i dytë u referohet shërbimeve në restorante dhe hotele që janë aktuale dhe shihen me përparësi për të ardhmen në Kosovë. Nisur nga kjo nxënësi për “Asistent restoranti” mund të punësohet në hotel apo restorante të të gjitha llojeve dhe të punojë në shërbimin e ushqimit dhe pijeve në sallën e restorantit, barit, kafenesë, gjellëtores, picerisë, si dhe në restorante apo mensa të punëtoreve në kompani, fabrika, qendra studentore, etj. Me kualifikime të mëtejshme dhe pas një përvoje pune të konsiderueshme, ai mund të krijoj një biznes të vetin në ketë sektor dhe të punësojë të tjerë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori