Mbështetja e BE-së për zbatimin e investimeve të ujërave të zeza dhe mbrojtjen e mjedisit
Për disa vite me radhë, Bashkimi Evropian siguron investime të mëdha për të mbështetur përmirësimet në sektorin e mjedisit. Projekti “Përgatitja e studimeve (SF, VNM, CBA), dokumentacioni i projektimit dhe dosjeve të tenderit për projektet e investimit në grumbullimin dhe trajtimi e ujërave të zeza në komunat e Strumicës, Manastirit dhe Tetovës”, për të cilin Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 3.2 milionë euro nga IPA buxheti, tani është para përfundimit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i këtij projekti ishte që të ofrojë kontributin në përmirësimin e infrastrukturës të ujërave të zeza dhe të kushteve të jetesës, si dhe mbrojtjen e mjedisit në komunat e Manastirit, Strumicës dhe Tetovës.
Në kuadër të implementimit të këtij projekti të BE-së, Konsulenti deri tani ka përfunduar Planet Master për aglomeratet e ujërave të zeza të Manastirit, Strumicës dhe Tetovës, Studimin e Fizibilitetit për projektin e investimeve në fushën e ujërave të zeza në Strumicë, dhe projektimin dhe dokumentacionin e tenderit për Impiant të trajtimit të ujërave të zeza në Strumicë.
Në bazë të dokumentacionit të kompletuar të projektit, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Strumicë tanimë ka filluar. Përgatitja e studimeve të fizibilitetit për investimet e ujërave të zeza në Manastir dhe Tetovë, përgatitjen e projektit dhe dokumentet e tenderit për impiante të trajtimit të ujërave të zeza në Manastir dhe Tetovë, të projektimeve të hollësishme dhe dokumentet e tenderit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjeteve të kanalizimeve në Manastir dhe Tetovë kanë avancuar dukshëm dhe do të përfundojnë deri në fund të projektit në mars 2017.
Pas përfundimit, dokumentacioni i projektit do të jetë në dispozicion për tre impiante moderne të trajtimit të ujërave të zeza me një kapacitet total prej 260,000 P.E. dhe për 80 km të rrjeteve të reja të kanalizimeve. Më shumë se 240.000 banorë në komunat e Strumicës, Manastirit dhe Tetovës do të përfitojnë nga këto investime. Zbatimi i projekteve do të kontribuojë drejt përmirësimit të ndjeshëm të cilësisë së ujit të lumenjve dhe do të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik rajonal në komunat pjesëmarrëse.
Projekti “Përgatitja e studimeve (SF, VNM, CBA), dokumentacioni i projektimit dhe dosjeve të tenderit për projektet e investimit në grumbullimin dhe trajtimi e ujërave të zeza në komunat e Strumicës, Manastirit dhe Tetovës” zbatohet nga Niras A / S dhe partnerët e tij të konsorciumit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe