Mbështetja e lojtarëve për Arne Slot rritet pas intervistës tronditëse të Mohamed Salah

Sipas Daily Mail, Arne Slot ka fituar edhe më shumë mbështetje nga lojtarët e Liverpoolit pas intervistës të Mohamed Salah, e cila u interpretua nga shumëkush si përpjekje për t’i ushtruar presion trajnerit.
Duke cituar “burime pranë situatës dhe dhomës së zhveshjes”, raporti thekson se skuadra vazhdon ta vlerësojë trajnerin holandez për aftësitë e tij taktike, pavarësisht vështirësive të këtij sezoni.
Shembull i kësaj është formacioni “diamant” i përdorur në ndeshjen ndaj Interit, i cili tregoi se Slot mbetet i aftë të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij.

Megjithatë, disa futbollistë dyshojnë mbi aftësitë e tij në menaxhimin e grupit, një çështje që u theksua edhe më shumë pas deklaratave të Salah.
Pavarësisht kritikave, Slot gëzon mbështetje të fortë në nivelet më të larta të klubit, përfshirë Fenway Sports Group, Michael Edwards, dhe drejtorin sportiv, Richard Hughes. /Telegrafi/


















































