LAJMI I FUNDIT:

Mbështet fuqinë e artit me Joy from GjirafaMall!

Mbështet fuqinë e artit me Joy from GjirafaMall!

Arti ka qenë gjithmonë një mjet i fuqishëm për vetë-shprehje, komunikim dhe afirmitet. Vitet e fundit, arti gjithashtu është duke u përdorur gjithnjë e më shumë si një mjet për promovimin e ndryshimeve shoqërore dhe adresimin e çështjeve sociale. Një çështje e tillë është edhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor dhe treg të punës. Pavarësisht progresit në vitet e fundit, shumë njerëz me aftësi të kufizuara ende përballen me barriera në arsim dhe punësim.

Prandaj, artistët tanë përmes fuqisë së punës së tyre po synojnë që të lënë gjurmë e të bëjnë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë duke përkrahur organizatën You Can Do. Qëllimi i kësaj organizate ka qenë dhe është i përqëndruar në gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në sistemin edukativo-arsimor, krah për krah të tjerëve, si dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Duke dhuruar punën e tyre në mbështetje të organizatës You Can Do, çdo donacion i fituar përmes veprave të artistëve tanë, do të ndihmoj në përmbushjen e kauzave bamirëse të cilat kanë qëllim aftësimin dhe riaftësimin e personave me aftësi të kufizuara për një qasje sa më të barabartë në shoqëri.

Ne, në Joy from GjirafaMall, jemi shumë krenar që jemi partnerë me organizata bamirëse, puna dhe kauzat e të cilave janë tejet fisnike. Kauza të tilla na frymëzojnë që edhe ne të jemi pjesë e ndryshimit dhe të ndikojmë pozitivisht në shoqëri.

Për të parë këto vepra dhe në të njejtën kohë të përkrahni You Can Do, vizitoni You-can-do | Joy from Gjirafa Mall.

Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e ndryshimit!

Joy from GjirafaMall

Ti blen, ne dhurojmë për ty!

Artikull i sponzorizuar