LAJMI I FUNDIT:

Mbërrin grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani në Maqedoni

Mbërrin grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani në Maqedoni

Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup arriti grupi i parë i qtyetarëve nga Afganistani.

Ministri Spasovski theksoi se numri i civilëve afganë, të cilët kanë punuar për organizatat ndërkombëtare, që do të pranohen në vend ndryshon për shkak të situatës në Kabul, ndërsa qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse nuk ka kurrfarë baze për shkeljen e sigurisë dhe shëndetit në pjesën e këtij aksioni operativ.


“Kishte konfirmim për rreth 780 persona, por për shkak të ndodhive në Kabul dhe pamundësisë të largohen prej atje dhe të përfundojë ky mision, ai numër vazhdimisht ndryshon. Edhe MPB dhe Agjencia për siguri kombëtare dhe Agjencia për zbulim i ndërmarrin të gjitha masat nga aspekti i sigurisë dhe qytetarët mund të jenë të qetë pasi nuk ka asnjë bazë për prishjen e sigurisë në këtë aksion operativ. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë i ndërmerr të gjitha aktivitetet dhe kompetencat që dalin nga mbrojtja e shëndetit posaçërisht tani në kushtet e virusit korona. Do të ofrohet kujdes intensiv dhe vaksinim për ato që nuk janë vaksinuar”, potencoi Spasovski.

Ai tha se personat të cilët do të vijnë në vend do të vendosen në hotele dhe motele, siç ishte paralajmëruar më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori