LAJMI I FUNDIT:

Mbappe foli për largim, PSG reagon në faqen zyrtare

Mbappe foli për largim, PSG reagon në faqen zyrtare
Kylian Mbappe . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

París Saint Germain diku pasdite, ka shkruar në rrjete sociale se  Kylian Mbappe do të vazhdojë të luajë për kampionët e Ligue 1 edhe sezonin e ardhshëm.

Klubi francez është e shqetësuar me fjalët e lojtarit, kur ai e mori çmimin e ‘Lojtarit të Vitit’, duke thënë se duhet një projekt i ri për të.


Pavarësisht deklaratës së fundit të klubit, burimet afër lojtarit thonë se Mbappe po kërkon një sfidë të re .

Kylian Mbappe . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

“Lidhjet e forta e mbajtën të lidhur PSG-së dhe Kylian Mbappes për dy vjet dhe historia jonë do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm”.

“Ne kemi të njëjtën ambicie, ne duam të bëjmë histori në futbollin evropian, veçanërisht në ditëlindjen e 50 të PSG-së”.

Cavani e Mbappe. (Photo by Srdjan Guliver/Getty Images)

“Do të jetë një moment i mrekullueshëm për të shkruar një pjesë të re të historisë së klubit tonë”.

“Gjithkush do të marrë pjesë në të dhe gjithmonë do të jetë për të mirën e grupit” thuhet në komunikatë e lëshuar nga klubi.  /Telegrafi/