LAJMI I FUNDIT:

Mbappe është jashtëtoksor, thotë Varane

Mbappe është jashtëtoksor, thotë Varane
Mbappe, ylli i së ardhmes

Mbrojtësi i kombëtares franceze, Raphael Varane, e ka përshkruar Kylian Mbappen si jashtëtoksor.

Mbappe fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë në Botërorin e vitit 2018.


“Unë njoh disa jashtëtoksorë. Mendoj se kjo është hera e parë që kam parë një jashtëtoksor të ri”.

“Normalisht takoj lojtarë të mëdhenj në moshën 25 ose 30 vjeçe. Kësaj radhe e takova një nën moshën 20 vjeçare”.

“Me të, gjithçka shkon më lehtë. Kur unë flas taktikisht me të para ndeshjes, nuk kam nevojë që të përfundoj fjalinë pasi ai tashmë kuptoi se çka po them”, u shpreh Varane.

Kampionati Botëror ja mundësoi Mbappes që ta lë gjurmën e tij në garën më të madhe të futbollit evropian. /Telegrafi/