LAJMI I FUNDIT:

Mbante telefonin mes gjoksit dhe mjekrës, derisa voziste në autostradë (Video)

Mbante telefonin mes gjoksit dhe mjekrës, derisa voziste në autostradë (Video)

Brett Mullineaux po voziste në një autostradë të Mançesterit të Anglisë, kur pa një shofere që bënte një veprim të pazakontë.

Derisa drejtonte një Fiat 500, ajo mbante në mes të gjoksit dhe mjekrës një telefon mobil, transmeton Telegrafi.


“Ishte shumë e shpërqendruar, në çdo moment mund të përplasej diku”, ka thënë Millineaux. Këtë ngjarje e ai e ka kapur me kamerën GoPro, që gjithmonë e mbanë të aktivizuar për arsye sigurie.

Prej marsit të vitit të kaluar, shoferët që kapen duke e përdorur telefonin gjobiten me 230 euro dhe iu hiqen gjashtë pikë nga leja e vozitjes. /Telegrafi/