Mbahet tryeza ‘Roli i Koperativave në zhvillimin e bizneseve’

Forumi i Gruas i LDK-së mbështetur nga Fondacioni KAS organizon tryezën me gratë në biznes me temën “Roli i Koperativave në zhvillimin e bizneseve”.
Fjalën kryesore do ta ketë Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Në tryezë do të marrë pjesë edhe Drejtori i Fondacionit KAS për Ballkanin Johannes Rey.
Panelistë janë edhe ekspertë të kësaj fushe, nga Gjermania Elmar Braunstein dhe Dietrich Herald. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/08/2017




















































