LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i Komitetit drejtues për shëndetësinë kosovare

Mbahet takimi i Komitetit drejtues për shëndetësinë kosovare

Nën udhëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues të Projektit për Shëndetësinë Kosovare.

Ministri Ismaili njoftoi anëtarët e Komitetit për rikonstruktimin e projektit, i cili është bërë me qëllim të adaptimit të aktiviteteve, bazuar në kapacitetet absorbuese të Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.


“Kemi bërë ç’është e mundur që ta kemi projektin në nivelin që është sot. Sot projekti është pjesë përbërëse e planeve dhe aktiviteteve të strukturave përbërëse të Ministrisë dhe Fondit të Sigurimeve”, ka thënë ministri Ismaili.

Ai tha se janë në proces të finalizimit të rishikimit të Ligjit për Shëndetësi dhe Ligjit për Sigurime Shëndetësore që do të mundësojnë funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, duke përfshirë këtu dhe skemën e barnave jashtë-spitalore.

Pjesëmarrës në këtë takim në cilësinë e vëzhguesit ishte dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, Diego Garrido Martin, zyrtar i lartë i operacioneve/zëvendës menaxher i  Bankës Botërore në Kosovë.

“Kemi parë ndryshime shumë të mëdha qëkur Ministri Ismaili ka marrë drejtimin e këtij sektori. Nuk kam parë asnjë ministër, i cili i ka kushtuar kaq shumë kohë projektit dhe ka qenë shumë i involvuar me detajet e tij. Këtë rikonstruktim e shohim si trajektore shumë pozitive, prandaj Banka Botërore qëndron gati për të ju mbështetur në çfarëdo mënyre që mundet. Sektori shëndetësor është çelësi për zhvillimin e Kosovës dhe do të jemi pranë jush”, ka thënë Garido.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka vendosur në prioritetet e saj edhe shëndetësinë.

“Nëse bëjmë krahasime në mes të viteve, ka ndryshime të mëdha të gjendjes në shëndetësi.  Prandaj, Ministria e Financave do të jetë afër në mbështetje të këtij sektori, të këtij projekti, i cili mund të jetë shembull i mirë i vënies së një bashkëpunimi edhe më të madh me Bankën Botërore”, ka thënë ai.

Koordinatorja e projektit, Fatime Arenliu – Qosaj, tha se ishte me shumë rëndësi që Komiteti Drejtues, në kuadër të detyrave të veta, u zotua që ta intensifikojnë tutje dinamikën e implementimit të projektit, në mënyrë që të arrihen të gjitha rezultatet e parapara me këtë projekt, pasi që, sipas saj, e gjithë kjo punë në fund ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Projekti i Shëndetësisë Kosovare është bërë efektiv në maj të vitit 2015 dhe pritet të përfundojë në tetor të vitit 2019.

Projekti i Shëndetësisë Kosovare është projekt i Qeverisë së Kosovës, i financuar nga huamarrja e Bankës Botërore dhe synon përkrahjen e themelimit të shtyllave kryesore për themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe forcimin e kujdesit parësor shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori