LAJMI I FUNDIT:

Mbahet takimi i Grupit punues për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit

Mbahet takimi i Grupit punues për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues për zbatim e strategjisë Kundër Terrorizmit.

Koordinatori nacional, njëherësh zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha tha se përballja me sukses me terrorizmin si njëri ndër kërcënimet më serioze në botën bashkëkohore është e mundur vetëm me një angazhim sistematik, të planifikuar dhe të koordinuar në nivel vendi dhe në aspektin ndërkombëtarë.


Ai kërkoi nga të gjitha autoritetet që janë të përfshira në zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit që të thellohet bashkëpunimi ndër institucional, në mënyrë që të bëhet shpërndaja e informatave në kohë sa më të shpejtë, në mënyrë që të reagohet me kohë në çfarëdo sfide që paraqitet në proces të punës.

Të gjithë akterët e përfshirë në zbatim të strategjisë raportuan për periudhën gjashtëmujore, ku u vlerësua se gjendja e sigurisë në vend është e mirë dhe janë arritur rezultate të prekshme në arritjen e objektivave ligjore në kontekst të luftimit të terrorizmit. /Telegrafi/